Last Updated on 17/10/2026 by EL
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka publikuar pamjet kur protestuesit e maskuar në Tiranë bllokojnë auto-ambulancën.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale krahas pamjeve, Malaj e ka cilësuar situatën si të papranueshme.
Ai shkruan po ashtu se çdo sekondë vonesë e një auto-ambulance mund të kushtojë një jetë njerëzore.
Reagimi i ministrit Malaj:
E PAPRANUESHME!
PROTESTUESIT BLLOKOJNË AUTOAMBULANCËN!
Çdo sekondë vonesë e një autoambulance mund të kushtojë një jetë njerëzore!
LËRENI EKIPIN MJEKËSOR TË KRYEJË DETYRËN!/ET
