Last Updated on 14/10/2026 by EL
Situata me protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, pasi studentët kanë hyrë në katin e parë të godinës, duke i vënën zjarrin institucionit.
Ndërkohë nga ana e saj, Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë nën kontroll tensionet.
Protesta studentore para ministrisë së Arsimit është shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Kujtojmë që edhe ditën e djeshme, protestuesit u futën në bashkinë e Tiranës, duke hedhur aty flakadanë./et
