Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Selia e Partisë Socialiste në Tiranë është bërë sërish epiqendër e përplasjeve gjatë protestës, ku një grup protestuesish kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës.
Përballë këtij sulmi, forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit dhe për të larguar turmën nga ambientet e selisë.
Situata është tensionuar sërish në këtë zonë të kryeqytetit, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve vijojnë të shoqërojnë protestën./mxh
