Protestuesit kanë vendosur një arkivol simbolik para godinës së Kryeministrisë, pas tortës prej betoni me të cilën më herët i “uruan” ditëlindjen kryeministrit Edi Rama.
Në pjesën e përparme të arkivolit ishte vendosur një pankartë me mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”, ndërsa i njëjti mesazh ishte shkruar edhe në anën e tij.
Veprimi u zhvillua gjatë protestës së mbajtur para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit vijuan me aksione simbolike dhe thirrje kundër qeverisë./mxh
