Luka Modric është pranë vazhdimit të qëndrimit te Milani edhe për një sezon tjetër. Sipas raportimeve nga Italia, mesfushori kroat 40-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën si futbollist aktiv, pavarësisht se kontrata e tij me kuqezinjtë skadoi më 30 qershor.
Në javët e fundit kishte pasur dyshime për të ardhmen e tij, veçanërisht pas dështimit të Milanit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Modric ishte lidhur edhe me një rikthim te Real Madridi në një rol drejtues ose menaxherial. Megjithatë, bisedimet me pronarin Gerry Cardinale dhe trajnerin Ruben Amorim duket se kanë ndikuar në vendimin e tij.
Kroati pritet të firmosë një marrëveshje të re që do ta mbajë në “San Siro” edhe një vit. Modric vjen në këtë moment pasi i dha fund karrierës së tij me Kroacinë pas eliminimit nga Portugalia në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës./mxh
