Rreth 200 hektarë tokë bujqësore është përmbytur në Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras të Fierit.
Prezencë të lartë të ujit ka në 27 banesa në Ferras-Cerven, të cilat ndodhen brenda argjinaturës.
Ndërkaq, prezencë të ujit ka edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, nga ku behet edhe furnizimi me uji I qytetit të Fierit. Kjo për shkak të prurjeve të lumit Vjosë.
Të dhënat e mara nga pikëmatja në uren e Memalijt, tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vazhdim./K.M
