Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve që u regjistruan në seancën plenare të 18 dhjetorit. Pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati vendosi të përjashtojë disa prej deputetëve, Elda Hoti, Klevis Balliu, Këlliçin, Fidel Kreka, Ledina Alloi, Denisa Vata, Flamur Noka, me nga 30 ditë.
Pas kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, ku deputetë të opozitës ndezën dhe flakadanë dhe u përplasën me gardën, mazhoranca i bëri kërkesë Sekretariatit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.
PS pretendon se gjatë seancës janë kryer akte të rënda dhune.
Nga ana tjetër, opozita i ka cilësuar masat si politike dhe të motivuara për të goditur përfaqësimin e saj në Kuvend./kb
