Sunny Hill Festival mbylli me sukses një tjetër edicion në Prishtinë, duke mbledhur në skenë emra të njohur të muzikës botërore dhe mijëra fansa gjatë tri netëve të festivalit. Mes shumë komenteve në rrjet, një detaj nuk kaloi pa u vënë re: mungesa e Callum Turner.
Aktori britanik, i cili vitin e kaluar ishte pranë Dua Lipës dhe u pa duke shijuar atmosferën e festivalit, këtë herë nuk udhëtoi drejt Kosovës. Sipas raportimit të Prive by Liberta Spahiu, arsyeja lidhet me axhendën e tij profesionale.
Turner ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku është i angazhuar me promovimin e filmit të ri romantik “One Night Only”, në të cilin interpreton rolin protagonist përkrah aktores Monica Barbaro. Me premierën e filmit të planifikuar për më 7 gusht, aktori ka nisur një seri aktivitetesh promocionale në New York, përfshirë intervista, evente dhe takime me publikun.
Ndërkohë që Dua Lipa elektrizonte skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë, Callum ishte i fokusuar në promovimin e projektit të tij më të ri. Kështu, ndryshe nga viti i kaluar kur u panë së bashku në festival, këtë herë karrierat e tyre i çuan në dy anë të ndryshme të botës./mxh
