Naomi Campbell duket se ka zgjedhur Milanon si shtëpinë e saj të re. Supermodelja britanike 56-vjeçare ka lënë të kuptohet se është vendosur në kryeqendrën e Lombardisë, duke publikuar në Instagram fotografi nga qyteti gjatë Javës së Modës.
Sipas Forbes, Campbell thuhet se ka marrë një banesë luksoze në një prej ndërtesave më të njohura të Milanos.
Zhvendosja vjen pas një lidhjeje të gjatë profesionale me qytetin, ku ajo ka marrë pjesë prej dekadash në sfilata dhe fushata për disa prej markave më të mëdha italiane të modës. Gjatë kësaj jave, Campbell ka marrë pjesë në Vogue World dhe më 22 shtator u shfaq edhe pas konsolës së DJ-it në Twiga, lokali i lidhur me Leonardo Maria Del Vecchio.
Naomi është shfaqur gjithashtu në fotografi së bashku me Del Vecchio-n, i cili e ka shoqëruar një prej imazheve me fjalën “Project”, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre. Në një tjetër fotografi, Campbell mban një shishe me ujë Fiuggi, markë pjesë e portofolit të Del Vecchio-s, por deri tani nuk janë bërë të ditura detaje rreth projektit.
Zgjedhja e saj vjen në një kohë kur Milano po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz me pasuri të mëdha dhe profesionistë ndërkombëtarë.
Naomi Campbell, e rritur në Londër dhe prej kohësh e lidhur me kryeqytetin britanik, duket se po e shndërron kështu Milanon nga një destinacion i punës në një bazë të re jetese./mxh
