Avokati Spartak Ngjela ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur qëndrimin e tij në pushtet me situatën e tensionuar në Tiranë. Në reagimin e tij, Ngjela ngre pikëpyetje për mosveprimin e policisë përballë asaj që e cilëson si shkatërrim të kryeqytetit, si dhe për arsyet që e pengojnë Ramën të japë dorëheqjen.
“Çfarë dëmi i sjell Ramës dorëheqja e tij?” është një nga pyetjet që shtron Ngjela, i cili argumenton se largimi i kryeministrit nuk do t’i sillte dëm as atij personalisht dhe as Partisë Socialiste.
Në përfundim të reagimit, avokati shprehet me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, duke e bërë akuzën e tij edhe më të drejtpërdrejtë:
“Rama asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët.
Ky është qëndrim tij historik.
Kuptohet edhe sot ajo që po ndodh me shkatërrimin e Tiranës, kurse policia nuk vepron. Atëherë?
Të shohim.
Po Rama pse nuk largohet?
Çfarë dëmi i sjell Ramës dorëheqja tij ?
Asnjë dëm: as atij dhe as Partisë Socialiste.
Atëherë, kuptohet se Rama po qëndron se është për shkatërrimin e Tiranës.”/ad
