Paris Saint Germain triumfoi në finalen e madhe të Super Kupës së Europës ndaj Aston Villas me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi të Europës fituan edhe trofeun e dytë më të rëndësishëm kontinental për klube, duke koleksionuar një tjetër titull europian në palmarin e tyre të trofeve.
Gjithsesi ky sukses nuk ishte dhe aq i lehtë për parizienët. Ekipi nga Birminghami tregoi karakter të fortë loje, duke iu hapur shumë punë PSG-së.
Gjithsesi përballja në Salzburg të Austrisë u zhbllokua pas 20 minutave lojë. Ylli gjeorgjian, Kvaratskhelia tregoi klasin që zotëron në këmbët e tij duke tundur rrjetën dhe ndëshkuar djemtë e Unay Emeryt.
Kur gjithçka u duk se pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë e kampionëve të Francës, anglezët surprizuan duke vendosur baraspeshën në fundin e pjesës së parë. 17-vjeçari Brian Madjo tundi rrjetën pas një krosimi të John McGinn. Por në fraksionin e dytë të lojës, PSG gjeti sërish avantazhin.
Pas më shumë se 1 ore lojë Désiré Doué i gjendur i vetëm përballë portierin kundërshtar nuk e pati të vështirë të dërgonte topin prapa krahëve të Bizot edhe pse fillimisht, sulmuesi francez nuk festoi pasi e pandehu veten në pozicion jashtë loje.
Por pasi gjithçka u konfirmua dhe nga VAR goli ishte i rregullt dhe festa ishte e gjitha për PSG-në. Deri në fund shifrat mbetën të pandryshuara dhe Super Kupa e Europës për këtë edicion shkon në Paris. /kb
