Numri i adoleshentëve që konsumojnë lëndë narkotike po rritet vazhdimisht. Alarmi vjen nga psikologët, të cilët thonë se ky fenomen nuk po merr vëmendjen e nevojshme për t’u parandaluar.
Sipas psikologes, gjatë sezonit të verës konsumi i lëndëve narkotike rritet edhe më shumë.
Kur flitet për faktorët që ndikojnë në këtë fenomen, përveç kuriozitetit dhe problemeve në familje, psikologia thekson se shoqëria luan një rol vendimtar në nxitjen e adoleshentëve për të eksperimentuar me lëndët narkotike.
Edhe mjekët toksikologë kanë ngritur prej kohësh shqetësimin se të rinjtë shqiptarë po konsumojnë gjithnjë e më shumë lëndë narkotike. Sipas tyre, kombinimi i kokainës me alkoolin apo substanca të tjera është ndër format më të përhapura të konsumit./ad
