Last Updated on 18/12/2024 by adminfjala
Analisti Endri Tafani e quan metodë mafioze publikimin e fotove të familjarëve të Altin Dumanit nga Sali Berisha, në konferencën për shtyp dhe në rrjete sociale.
‘Metodë mafioze. Nga ato në filma, jam duke të monitoruar e di ku i ke pjesëtarët e familjes. E turpshme të merresh me atë punë…
Kemi një mentalitet që po e tha kryetari i partisë ai duhet të shkojë në burg. Nuk ka rëndësi të gjesh prova, ti argumentosh, ti faktosh, kallëzimet në SPAK janë me dhjetëra. E pamundur me 19 prokurorë të dokumentosh ato dosje.’, tha analisti.
Tafani u shpreh se publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit nga kreu i PD-së mund të ndikojë në vendimin që do të marrë gjykata ndaj Berishës për masën e sigurisë.
Berisha në një konferencë për media para gazetarëve, nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Por jo vetëm kaq, Berisha ka nxjerrë “live” edhe foton e bashkëshortes së Altin Dumanit, nga një drekë familjare teksa hedh akuza për Dumanin dhe lidhjet që ka me një person që është drejtor në Bashkinë e Tiranës.
Kjo është një ngjarje e paprecedentë, jo vetëm se familja e Dumanit është në mbrojte për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që merr kreu i SPAK, por edhe për publikimin e fotos së një gruaje që nuk është fytyrë publike.
“Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi.”, tha Berisha ndër të tjera teksa tregonte fotografin që ishte edhe gruaja e Dumanit./ S,M