Bebe Rexha këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka tronditur rrjetet sociale me publikimin e trailerit të këngës së saj të re në shqip “Çike Çike”, pjesë e albumit të ardhshëm “Dirty Blonde”, i cili do të dalë këtë të premte.
Kënga ka tërhequr menjëherë vëmendje për shkak të vargjeve në gjuhën shqipe që tashmë po shpërndahen me shpejtësi: “Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike.” Fansat kanë shpërthyer në reagime, duke e bërë të qartë pritshmërinë e lartë për këtë hit të mundshëm.
Videoklipi provokues tregon një tjetër anë të Bebe Rexhës, e cila shfaqet në një raport flirtues me një burrë më të moshuar, madje duke e puthur atë në buzë, një moment që ka bërë rrjetin të flasë. Një detaj i veçantë tërheq vëmendjen e fansave: tatuazhi me emrin “Bebe” në barkun e personazhit mashkull. Stili ekstravagant i këngëtares mbetet gjithmonë i pranishëm, duke i dhënë klipit një karakter unik dhe vizualisht tërheqës.
“Dirty Blonde” do të jetë një album vizual, ku secila nga 13 këngët do të shoqërohet me videoklipin përkatës, duke rritur pritshmërinë e fansave për të gjithë projektin.
Fansat tashmë po numërojnë ditët deri në publikimin e plotë, ndërsa “Çike Çike” pritet të bëhet një nga hitet më të përfolura të sezonit dhe një moment i rëndësishëm që lidhet me rrënjët shqiptare të Rexhës
