Last Updated on 20/02/2026 by EL
Teksa në bulevardin para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e Partisë Demokratike, policia ka marrë të gjitha masat. Në pamjet shihen efektivët e policisë në terren, ndërsa godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike.

Gjithashtu janë vendosur edhe gardhe metalike rrethuese, ndërkohë që qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar dhe në mes të rrugës është vendosur si dhe herët e tjera podiumi ku do të mbajnë fjalën demokratët me mbishkrimin “Rama ik”.

Në selinë blu sapo ka mbërritur Sali Berisha ku është pritur nga militantët e tij në ambientet e jashtme./ET
