Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur në Kremlin homologun e tij indonezian, Prabowo Subianto, në kuadër të një vizite zyrtare që synon forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë takimit, Putin theksoi se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Indonezisë ka potencial të madh zhvillimi, veçanërisht në sektorët e energjisë, hapësirës, bujqësisë, industrisë dhe farmaceutikës.
Dy liderët ishin takuar edhe më herët në Moskë, në dhjetor të vitit 2025, ku Putin kishte premtuar një vizitë në Indonezi gjatë viteve 2026-2027.
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për Indonezinë, e cila në janar të vitit 2025 iu bashkua grupit të ekonomive në zhvillim BRICS, ku bëjnë pjesë edhe Rusia, Kina, India, Brazili dhe vende të tjera.
Forcimi i lidhjeve mes Moskës dhe Jakartës shihet si pjesë e përpjekjeve për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik në një kontekst global gjithnjë e më të ndërlikuar./mxh
