Last Updated on 28/10/2026 by Monika
Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin në vlerën 5 milionë lekë. Kujtojmë që sot ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.
Ndërhyrja ka shpëtuar organin e syrit të 28-vjeçarit.
Ndërkaq, vendimet e miratuara përfshijnë edhe miratimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030, si dhe përcaktimin e numrit të përgjithshëm të personelit të Policisë së Shtetit. Në mbledhje janë miratuar gjithashtu vendime për fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike dhe për procedurat, kriteret dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë./mxh
