Last Updated on 28/10/2026 by Monika
Është zhvilluar ditën e sotme takimi mes Partizanit U-19 dhe Hradec Kralove U-19 në kuadër të UEFA Youth League, në “Shtëpia e Futbollit”. Ndeshja është mbyllur me një humbje në shifra të rënda, 0-6 në favor të miqve nga Çekia.
Të kuqtë vinin në këtë tur me një eufori të madhe, pas mposhtjes së rivalëve modestë të Valletta-s nga Malta në raundin e parë. Mirëpo, çekët që ishin shpalluar kampionë një vit më parë në kompeticionin e moshave të vendit të tyre, u treguan një kockë e fortë për t’u kapërdirë. Sipari i golave u hap në minutën e 45’-të, në një pjesë të parë që u pa e ekuilibruar.
Mirëpo në të dytën miqtë shpërthyen duke shkaktruar një ‘tsunami’ në portën e ekipit kryeqytetas. 5 gola për të vulosur një diotë aspak të mirë për ‘Demat’, që tanimë vënë në pikëpyetje dhe kualifikimin në fazën e mëtejshme.
Kujtojmë, që ndeshja e sotme ishte takimi i parë nga dy në raundin e dytë të kompeticionit më elitar të moshave në Europë. Javën tjetër Partizani pritet të udhëtojë drejt transfertës çeke, me një disavantazh të madh, që duket tepër i vështire për t’u përmbysur në fushën e Hradec Kralove./mxh
