Last Updated on 04/11/2026 by Klara
Qeveria do të ndërhyj në një tjetër ligj, atë të taksave vendore, për të futur edhe taksën e apartamenteve bosh. Pjesë e ‘super-taksës’, do të jenë vetëm apartamentet që janë bosh në Tiranë, e që flitet për rreth 40 mijë prona që do ti nënshtrohen regjimit të ri të taksimit. Përmes kësaj lëvizje qeveria synon të frenojë informalitetin në tregun e qiradhënies ditore apo javore.
“Jemi duke punuar për të marrë një informacion më të zgjeruar nga AirBnB dhe Booking, për të ardhurat që realizojnë në Shqipëri, por edhe të ardhurat që fitojnë personat që lëshojnë këto apartamente me qira. Është një informacion sensitiv, ne do të kërkojmë informacion automatik nga bankat për të ardhurat që marrin nga këto platforma, por jo vetëm edhe nga Instagram, Facebook etj. Në momentin që marrim këtë informacion nga bankat do të jemi në gjendje të kryqëzojmë të ardhurat që marrin këto individë. Edhe në ligjin në taksat vendore, do të vendosim një taksë për apratamentet që janë bosh dhe do të jetë i detyruar ose ta deklarojë që e jep me qira afatkshkurtër ose do ta deklarojë bosh, dhe do të paguaj taksën mbi pronën. Po punojmë me disa mekanizma”, tha Malaj./k.m
