Last Updated on 08/09/2026 by EL
Pak më shumë se një orë më parë në pritje të nisjes së seancës së parë të këtij sesioni të ri parlamentar, qytetarët i “zunë pritë”, deputetes Iris Luarasi në një qendër tregëtare në Tiranë ku ajo është parë duke kaluar në drejtim të Kuvendit.
Në lidhje me situatën është bërë një reagim nga zëvëndëskryeministrja Albana Koçiu, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, e ka konsideruar aktin jo si një protestë apo shprehje zemërimi qytetar, por një “dhunë të mirëfilltë dhe të shëmtuar”.
“Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë”, shkruan ndër të tjera jo.
Reagimi i plotë:
Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim.
Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë. Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë Shqipërinë europiane.
