Last Updated on 27/07/2026 by EL
Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të hënë, në ditën e 58-të të protestës që po zhvillojnë në Tiranë.
Ashtu si çdo ditë, ata u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e klasës politike.
Pas përfundimit të fjalimeve, siç tashmë është kthyer në traditë, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës./et
