Last Updated on 10/07/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama duke folur në eventin “Rilindja 2.0”, Rama u ndal te projektet për zhvillimin dhe modernizimin e bashkive në të gjithë vendin, duke theksuar transformimin e qyteteve dhe investimet në hapësirat publike.
Sipas tij, ndryshimi urban ka bërë që qytetet shqiptare të jenë më të përgatitura për të pritur vizitorë dhe për të ofruar një jetë sociale më aktive për banorët.
“Rikthimi i qytetit ku njerëzit kanë një jetë sociale, njerëzit filluan te besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur jo vetëm nëpër male, por mund t’i prezantohej bukur kujtdo që hapte derën për vizitorë. Tani nuk jemi më në fazën që na mungojnë këto. Më kujtohet që kur mbillnim pemë në Tiranë ishte si shfaqje, te rruga e Kavajës bllokohej trafiku se njerëzit mblidheshin se po mbillej pemë. Sot ata që nuk kishin lindur se kanë idenë që 90 % e pemëve që janë në rrugët e Tiranës janë mbjellë në atë fazë. Tani nuk jemi në atë fazën e mungesës…janë mbjellë 5 mln, sot jemi në një fazë të tjerë, nuk është mungesa apo sasia, por cilësia e gjësë, do më shumë dhe në një cilësi më të mirë… Në ndërtojmë shkolla, dikur në fazën e parë të Rilindjes urbane, ishte një gjë shumë e madhe. Sot Durrësi, Kamza janë qytete që tërësinë e shkollave e kanë të standardeve të një qyteti europian, por nuk mjafton më. Nuk është më infrastruktura, po mënyra se çfarë del nga ajo infrastrukturë për shoqërinë. Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull”, tha Rama./kb
