Last Updated on 12/02/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama:
Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe tia thotë bufit të kënetes.
E fundit që kam është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua që i kemi hyrë detit në këmbë. ne i kemi hyrë detit në këmbë, kur kemi menduar të bëjmë një kthesë që të tjerët skanë mundur ta bëjnë që 912. Në e kemi marrë përsipër. Të pavarësojmë pushtetin nga drejtësia.
E vetmja pyetja që kam është: a do ja dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi? Kur them politikë është me qe njërin po e lëm në ballkon, të shkojmë të kapim nja 3 nga këta.
Me që po merremi me kryetarin e bashkisë, të kapim një tjetër për diplomën. Ju e dini se sa respekt kam unë për një Belo Këlliçi. Epo të përfundoj dikush në dyert e SPAK për diplomë…
Nuk e di sa është orë, a është zgjuar inspektori i lartë i drejtësisë, se është shumë e rëndë kjo. Të zgjohen nga gjumi dhe të mos bëjnë gabim të vijnë të mbledhin telefonin tim, por të shkojnë të merren me faktet atje.
Ngushëllimi im është ky që dje në bazë të indeksit, Shqipëria doli në pozicionin më të mirë që ka qëne ndonjëherë për luftën e korrupsionit. Kur ka dal keq, kanë dal në konferenca, kanë bërë emisione.
Për këtë nuk e di ka dal gjë. Shqipëria doli e para, me distancë nga i dyti. Duhen pasur parasysh disa fjali në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Këto fjalë bëjnë që korrupsioni të dal më i përhapur dhe kur ka pësuar një rënie.
Një studim i vitit 2018 zbuloi se zbulimi i rastit të korrupsionit i bashkangjitet dhe një shkallë më e lartë. Shpesh zbulojnë të vërteta të pakëndshme. Ky është ngushëllimi që unë kam për ju sot. Baltë, baltë, baltë. Ne jemi çeta e hajdutëve./ S,M