Last Updated on 24/07/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama u ka bërë dush të ftohtë socialistëve për raportin e tyre me popullin.
“Dua ta dëgjojnë Arbrit e atij bulevardi se nuk janë sorra dhe korba ata janë flamingo. Flamingot janë revolta e brendshme paqësore e qytetarëve, sorrat janë balta e sharlatanit. Flamingot janë kërkesë legjitime e llogarive e korbat janë jargët e urrejtjes së ekstremistëve.
Sorrat dhe korbat janë dështakë politikë, njerëzit e mllefeve dhe hakmarrjeve që nuk duan të ndërtojnë asgjë por të rrëzojnë. Që ta mbyllim me sorrat dhe korbat e kruajnë plagën që ta mbajnë sa më gjatë hapur, flamingot kërkojnë provat e empatisë sonë. Korbat kërkojnë gjak. Flamingot na treguan dhe unë po iu rikthej te historitë e mia që besoj e keni parë të gjithë atë nënën me fëmijën me spektër autik, për ta kthyer në viktimën e policisë që ishin për të mbrojtur nga të verbërit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne kemi rritur mbështetjen për fëmijët autik.
Ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë mes faktit dhe përjetimit te vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat që i dhanë dorën e solidaritetit hipokrit.
E përdorën si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit dhe pastaj e vunë përpara kamerës, e përdhunuan dhe e nxorrën në mexhelis për t’i qarë halin i kthyen lotët e saj në breshër përmes algoritmit, e lanë në fatin e saj për të kapur mikrofonin në bulevard”, tha Rama./Mxh
