Gazetari Artan Hoxha tha sot se kryeministri Edi Rama gjendet në situatë të rëndë, referuar procesit hetimor të kryer nga FBI-ja amerikane për rastin “McGonigal”.
Hoxha u shpreh se të dhënat e zbuluara nga hetimi përbëjnë qartë një provë të kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë, teksa në të u përmend edhe qeveria shqiptare.
“Edi Rama në fakt problem ka veten, nuk ka problem askënd tjetër, por ai është i paprekshëm. Edi Rama është në situatë të rëndë në çështje që kanë të bëjnë me hetime ndërkombëtare, ky është hetim i brendshëm dhe e ka kollaj. Është hetim i rëndë McGonigali, sepse doli që qeveria shqiptare, nga zyra e tij, ka dalë informacioni dhe është korruptuar zyrtari i FBI-së, për të krijuar një narrativë se opozita ka lobuar me para ruse. Kështu je i kapur dhe u gjet edhe ai garazhi atje, ku janë dhënë paratë. Edhe pse kjo është maja e ajsbergut se nuk janë dhënë vetëm 220 mijë dollarë aty, por është provë e kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë sot”,-tha Hoxha.
