Autoritetet ruse të komunikimeve, Roskomnadzor, kanë intensifikuar kontrollin mbi platformat e mesazheve të huaja, duke bllokuar këtë të enjte Snapchat, vetëm disa orë pas kufizimit të FaceTime të Apple.
Sipas një deklarate të shpërndarë nga mediat shtetërore, Roskomnadzor akuzoi Snapchat se po përdorej për organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve terroriste në vend dhe për të lehtësuar mashtrimet dhe krime të tjera.
Këto veprime bëhen ndërsa Roskomnadzor po ushtron presion të shtuar mbi WhatsApp, platformën më të përdorur në vend, i cili ka rreth 100 milionë përdorues. Autoriteti paralajmëroi javën e kaluar mundësinë e një bllokimi të plotë, duke akuzuar shërbimin në pronësi të Meta për mosrespektim të ligjeve ruse mbi lokalizimin e të dhënave dhe për shkelje të përsëritura ligjore lidhur me aktivitetet e dyshuara terroriste.
Kufizimet e FaceTime dhe Snapchat erdhën një ditë pasi Roskomnadzor kishte bllokuar platformën e lojërave Roblox, gjithashtu në pronësi të SHBA-së. Roblox u akuzua për shpërndarje të materialeve ekstremiste, promovim të “propagandës LGBT” dhe për ndikim negativ në zhvillimin shpirtëror dhe moral të fëmijëve. Roblox ishte loja mobile më e shkarkuar në Rusi gjatë vitit 2023./kb
