Last Updated on 16/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës.
Edi Rama: Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte mit. Përfytyroni qiellin e errët dhe krejt befas të kap syrin një yll të zbehtë, një kanal të ndaluar italian. Europa ishte një yjësi, një ëndërr në bardh e zi. Pastaj erdhi 1989, kur muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët thonin ne nuk jemi si ata, ne jemi realët, ata janë të degjeneruar. Ne mbetëm të kyçur në bunkerin tonë, një bunker që e kishim ngritur vetë. Në verën 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar, u shfaqën çarjet e para, tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm, kaotik dhe tragjik. Mijëra të vdekur në kryengritjet për kursime që kishin shkuar dëm. Nuk do ta harroj kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një aristokrat shqiptar, që kaloi vite të tëra në burg në komunizëm. Në vitin që pasoi fundin e komunizmit, i thashë, nuk dukesh i lumtur që demokracia ka ardhur, ai më pa dhe nënqeshi. Tha jo, demokracia ende nuk ka ardhur, liria po. Unë jam fatlum, tha ai, por demokracia është shtet i së drejtës. Falë zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi.
Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani, si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica (Mogherini) është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri.
Europa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë rrugë të qartë për ribashkimin e Europës dhe të mbajë derën hapur për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitet dhe të pozicionohet si një forcë qëndrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore./e.t
