Last Updated on 20/10/2025 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh mëngjesin e kësaj të hëne në rrjetet sociale, shoqëruar me një video përmes të cilës fton publikun të shijojë bukuritë natyrore të Shqipërisë.
Në postimin e tij ai shkruan: “MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të zbuluar shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës, një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve, ju uroj një javë të mbarë”
Ky mesazh i kryeministrit lidhet me promovimin e turizmit malor dhe potencialit të zonave të thella malore. Ai shpesh herë bën pastime të tilla në rrjetet e tij sociale.
Majë Vajusha, e vendosur në Lëpushë të Malësisë së Madhe, konsiderohet ndër destinacionet më të veçanta për dashamirët e natyrës dhe të alpinizmit./kb
