Last Updated on 20/02/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur teksa marshonte drejt Kuvendit. Berisha tha se qytetarët kanë dalë në shesh ashtu si në vitin ’91 dhe Rama ëhstë i pashpresë.
Referuar ujit dhe gazit lotsjellës të hedhur nga policia, Berisha tha se u hodhën nga Ilir Proda dhe Sokol Bizhga, të cilët i quajti kriminelë të klasit më të lartë.
“Qytetarët janë derdhur në shesh si në vitin 1991. Edi Rama është i pashpresë. Ata që hedhin ujë dhe gaz janë Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë. Do të dënohen me forcën e ligjit”, tha Berisha./mxh
