Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar të gjithë nxënësit, studentët dhe prindërit që marrin pjesë në protestë.
Rama u shpreh se të gjithë ata që dhunojnë policinë do e paguajnë.
“Ju prindër do e paguani në rast se nuk dini si të mbroni fëmijët tuaj dhe i lini që 14 vjec t’i marrin dhë t’i vënë në vijën e parë.
Ju them të gjithë atyre që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë që nuk do kthehen në shkollë normalisht pa pasojë administrative. Nuk do ketë arsim falas për studentët që dhunojnë policinë”, tha Rama./k.m
