Last Updated on 21/07/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me të gjithë drejtuesit e Bashkisë vendore.
Siç është thënë dhe më parë, kryeministri u ka kërkuar të gjithë deputetëve të zgjedhur të Tiranës që të jenë sa më aktiv në terren dhe me takimet e tyre me qytetarët, me qëllim diktimin e problematikave të përditshme dhe hartimin e një bilanci.
Takimi i ditës së sotme do të shërbejë për shpalosjen e problematikave të qytetarëve të kryeqytetit nga deputetët, si dhe bashkërendimin e një plani pune të mirëfilltë për dhënien zgjidhje të këtyre problematikave. Takimi do të mbahet në orën 18:30 në një prej hoteleve të kryeqytetit./E.T