Last Updated on 19/10/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me veprimet e dhunshme të regjistruara gjatë protestave në këto 7 ditë.
Ai është ndalur kryesisht në sulmin e ushtruar ndaj punonjësve të policisë të cilët i cilëson më të mirët në gjithë agresionin e krijuar. Kryeministri u bën thirrje efktivëve të cilët përbalen me këto sulme, që të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje.
“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, tha Rama./ad
