Last Updated on 05/05/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastë për të folur mbi teknologjinë dhe risitë e saj.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do të rrisë finacimet për programet e “start-up”-eve, për tu dhënë kështu mundësi edhe të rinjve që janë ende në shkollë apo universitet.
Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se do të rritet numri i shkollave të pajisura me laboratorët smart, në mënyrë që fëmijët të kenë akses në teknologji. Ndërkohë theksoi se do të punohet për të investuar më shumë në Inteligjencën Artificiale.
“Do të duhet të shtojmë financimin për programin e “start-up”-eve, por do të duhet të gjejmë rrugët për të rritur financimin edhe për sa i përket atyre që janë ende në shkollë apo universitet. Besoj që do ta fillojmë këtë në festivalin e ardhshëm ku përveç çmimeve dhe vlerësimeve do të duhet të gjejmë mënyrën se si do ti financojmë ato prototipe që kanë interes për tu shtjelluar më tutje. Teknologjia na ka sjellë një përmbysje të hierarkisë së vlerave që krijohen në vite në sistemin tradicional të progresit linear duke na provuar se vajza dhe djem të rinj mund të jenë inovator në rrugën e progresit eskponencial. Dua të shtoj faktin se do të vazhdojmë të plotësojmë shkollat me laboratorët Smart që të gjithë fëmijët të kenë akses në teknologji që në hapat e parë të shkollës. Do punojmë për të investuar më shumë në Inteligjencën Artificiale” tha Rama./mxh
