Last Updated on 11/06/2025 by adminfjala
“Hapësira memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta”- shkruan Rama në fb.
Pavarësisht censurës në periudhën e komunizmit, vepra e Fishtës ka arritur të përhapet në mbarë vendin, duke arritur kulmin e saj pas viteve ‘90.
Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. At Gjergj Fishta njihet teolog, shkrimtar poet e prozator, historian, pedagog, filozof, deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë./e.t