Last Updated on 04/05/2026 by Kesjana
Kryeministri Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, (Karen Demirchyan Complex) në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo europian, Kanadasë.
Në mbërritje, Kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme.
Cila është përparësia e Europës për negociatat me BE-në?
Rama: Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës.
Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane
Çfarë mund t’ju ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen?
Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian. Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë./kb
