Last Updated on 02/12/2025 by Monika
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vjenë të Austrisë, ku ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum i rëndësishëm që mbledh liderë politikë, diplomatë, ekspertë të ekonomisë dhe të sigurisë, për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se në këtë aktivitet ka qenë i ftuar nderi për të drejtuar një prej paneleve kryesore të diskutimit, si edhe për të marrë pjesë në sesionin e konkluzioneve përfundimtare të konferencës.
Në këtë forum, pjesëmarrësit po trajtojnë tema kyçe që lidhen me zhvillimet gjeopolitike, sigurinë, ekonominë dhe perspektivën europiane, në një moment ku kontinentit i kërkohet të marrë vendime strategjike për të ardhmen.
Kryeministri vlerësoi rëndësinë e konferencës, duke e cilësuar atë një platformë të vlefshme për debat dhe bashkëpunim mes aktorëve të rëndësishëm europianë./mxh
