Last Updated on 17/08/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Degës në Belsh.
Përmes një postimi, Rama ka publikuar fotografi të peizazhit natyror, të shoqëruara me mesazhin: “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, ju uroj një javë të mbarë”.
Liqeni i Degës është një nga destinacionet natyrore të zonës së Belshit, pjesë e peizazhit të njohur të Dumresë, e cila karakterizohet nga një numër i madh liqenesh karstike dhe pamje piktoreske.
Kryeministri Rama ka zgjedhur shpesh rrjetet sociale për të promovuar bukuritë natyrore dhe turistike të Shqipërisë. Në postimet e tij ai ndan rregullisht pamje nga zona të ndryshme të vendit, duke sjellë në vëmendje destinacione turistike, qytete historike, bregdetin dhe zonat malore./ad
