Last Updated on 17/08/2026 by Anisa
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka thirrur këtë të hënë në një takim drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit.
Takimi ka nisur në orën 09:00 dhe po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa vëmendje e veçantë i kushtohet situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit.
Gjatë ditëve të fundit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë veprimesh në lidhje me zjarret, duke arrestuar dhe proceduar disa persona, të dyshuar për përfshirje në shkaktimin e vatrave të zjarrit.
Takimi i drejtuesve vendorë vjen gjithashtu pas disa ngjarjeve të tjera të raportuara gjatë ditëve të fundit, në një periudhë kur strukturave të rendit u kërkohet një angazhim i shtuar për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e situatave të rrezikshme.
Pritet që gjatë takimit të diskutohen masat e marra nga strukturat vendore të Policisë, koordinimi me institucionet e tjera dhe forcimi i kontrolleve në terren, veçanërisht në zonat e prekura nga zjarret./ad
