Last Updated on 05/11/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të enjte ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues.
Kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë, mbi të cilën ka lënë letra me mbishkrimin “Dialog”.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, të shoqëruar me simbolin e flamurit shqiptar.
Rama ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Megjithatë, deri më tani, ftesa për dialog është refuzuar nga protestuesit./ad
