Last Updated on 20/06/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për takimet e shumëpërfolura në Aruba, ku herë pas herë në media është aluduar dhe pretenduar se ai ka qenë mes bosëve të narkotrafikut, për të negociuar për ndërtimin e kullave në Shqipëri, me paratë e drogës.
Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama mohoi të ketë qenë atje ndonjëherë apo edhe të ketë dërguar ndonjë funksionar shtetëror atje.
“Shikoni Fatos Lubonjën e kam sjellë në mes si emër dhe një here pas shume e shumë vitesh që me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e burgosi dhe i kërkonin llogari për gjëra që s’kishte bërë, duke i prezantuar dëshmitarë të rremë dhe duke i ngritur akuza haluçinante, kërkon llogari nga unë për Arubën. Edi Rama thotë duhet të japë llogari për Arubën? Llogaria jepet mbi bazën e fakteve. Dhe kurrë si takon të akuzuarit që të prodhojë që ai nuk është ai për të cilën akuzohet. Çfarë vlere ka që unë them nuk klam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë çfarë ndodh në Aruba. S’ka asnjë vlerë , sepse ndërkohë Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerre në fushën e algoritmit, siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumues kokaine. “Ik o drogaxhi” është refren që më ndjek dhe është bërë i vërtetë, siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me bashkëshorten time. Algoritmi i ka bërë këto të vërteta.”, tha ai.
Gjithashtu, Edi Rama dha dhe një mesazh të qartë për të vetët dhe për qytetarët që mblidhen çdo mbrëmje në shesh, nën zyrën e tij, duke theksuar se ai dhe socialistët do të vazhdojnë të qeverisin Shqipërinë.
“Nuk jemi me në një marrëdhënie sociale, politike, demokratike. Jemi në një laborator ku në kohë reale algoritmi, simbolika e gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel, para se faktet dhe e vërteta të gjejnë rrugën.
Ajo që mbetet për t’u bërë, është që ne të refuzojmë të ndjekim… (nuk kuptohet audio). Është që ne të vazhdojmë të qeverisim Shqipërinë, të vazhdojmë përpara. Të vazhdojmë të dëgjojmë, patjetër të dëgjojmë, askush nuk mund ta thotë, unë jo e jo, që nuk ka shumë të vërteta në ato që thuhen.
Zgjedhja jonë është të bëjmë çmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë. Kemi një problem me shërbimet, patjetër që kemi, por sot janë mbi 3 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, që 95% të shërbimeve i marrin në celular. Kemi dhe 5% që kanë probleme me legalizimet, etj”, përmbylli Edi Rama./a.d
