Last Updated on 19/10/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke u kërkuar të distancohen nga aktet e dhunës, hedhja e gurëve dhe zjarrvënia ndaj institucioneve.
Rama theksoi se qeveria është e gatshme të zhvillojë bisedime në çdo kohë dhe pa kushte, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve të japin shembullin e dialogut dhe të mbështesin protestat paqësore.
Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përshkallëzimit të situatës, duke nënvizuar se mbrojtja e jetës, dinjitetit të qytetarëve dhe sigurisë së vendit duhet të jetë prioritet.
Njoftimi i plotë:
“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty.
E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore
Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore.
Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi.
Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit
Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”
