Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke prezantuar një hapësirë të re kushtuar historisë dhe trashëgimisë dokumentare shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”, Muzeu Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, i cili sjell një mënyrë të re të ndërveprimit me dokumentet historike.
Sipas Ramës, kjo hapësirë ndërthur historinë me teknologjinë, duke u mundësuar vizitorëve ta zbulojnë të shkuarën jo vetëm përmes dokumenteve, por edhe përmes imazheve, zërit dhe elementeve interaktive.
“Dhe me ‘Tempullin e Dokumenteve’, Muzeun Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë dhe vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
“Tempulli i Dokumenteve” synon kështu ta sjellë historinë më pranë publikut, duke kombinuar pasurinë arkivore me teknologjinë dhe përvojën interaktive të vizitorëve./ad
