Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë gjatë vizitës së tij në New York, ku ndodhet për aktivitetet e lidhura me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Një grup protestuesish janë mbledhur pranë zonës ku zhvillohen aktivitetet e delegacionit shqiptar. Në drejtim të Ramës janë hedhur vezë.
Protesta është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit shqiptar. Më herët, aktivistë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara kishin bërë thirrje për protestë gjatë qëndrimit të Ramës në New York.
Rama ndodhet në New York në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në OKB./k.m
