Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje live nga koncerti që po mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune në Sheshin e Flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.
Rama i ka shoqëruar pamjet me mesazhin: “Vlora Live”.
Atmosfera në qytetin e Flamurit është gjallëruar nga këngët dhe ngjyrat kuqezi. Në qytet po vazhdojnë festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë, me automjete të zbukuruara me flamuj kuq e zi, muzikë dhe koncert festiv.
