Last Updated on 19/10/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar imazhe nga protestat në vende të ndryshme, duke bërë dallimin mes të drejtës për të protestuar dhe akteve të dhunës.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se protesta është një e drejtë demokratike, ndërsa dhunën e cilëson krim. Kreu i qeverisë u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e asaj që ai i quan manipulime mediatike, ndërsa paralajmëron edhe pasoja financiare për protestuesit që, sipas tij, nuk distancohen nga dhunuesit.
“Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.
Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.
Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.
Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkruan Rama./ad
