Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, vetëm një ditë pasi Këshilli Bashkiak miratoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Tirana nuk mund të mbetet pa drejtim dhe e përshkroi situatën aktuale si një “bashki kokëkëputur”.
“Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qyterarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur”.
Në vijim, Rama konfirmoi se Partia Socialiste ka përzgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për zgjedhjet e reja për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, opozita është e destinuar të dalë e humbur nga kjo garë.
“Opozita do hyjë në garë e humbur dhe do dalë akoma më e humbur. Qytetarët, nga anketat nuk e kanë mendjen tek asnjë rival i Ogertës, por tek problematikat, si uji i pjishëm që është kthyer në një problem administrimi”. m.p.
