Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryeministri Edi Rama ka takuar sipërmarrësin Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Takimi mes tyre është zhvilluar gjatë Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto-galeri nga takimi, mes tyre foton duke u përqafuar me Kushner.
Kujtojmë se Jared Kushner, ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare, për një investim rreth 1.4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit, i cili do të shndërrohet në resort elitar. /E.T
