Last Updated on 10/06/2025 by adminfjala
Edi Rama i është rikthyer sërish ditën e sotme rubrikës së tij “Sy më sy”, pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Kryeministri deklaroi se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”.
Ai tha se dy vendet me të cilat po diskutojnë organizatorët janë Madridi dhe Shqipëria, ku sipas tij, me shumë mundësi do të jemi ne të përzgjedhurit.
Sipas Ramës, do ishte fantastike që çmimi si futbollisti më i mirë vitit, futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal-it t’i jepej nga Tirana.
“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit./e.t