Last Updated on 21/05/2026 by Kesjana
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se nuk ka asnjë pengesë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit, lidhur me raportin e IBAR.
Në Kuvend, Gogu deklaroi se opozita nuk e sheh progesin e vendit, por kërkon bllokimin e procesit të integrimit.
“Kolegët e Ministrisë së Drejtësisë çuan në Bruksel 8 mijë faqe. Janë zhvilluar 90 takime dhe 70 institucione në Shqipëri janë rakorduar për ato rezultate. Çështjet po shqyrtohen nga grupi i punës. Negociatat janë dinamike, ecin përpara dhe nuk ngecin. Më vjen keq që ju keni kontribuar në 8 mijë akuza për ngecjen e procesit. Si ka mundësi që smira juaj politika ndaj një shoqërie, jeni i vetmi formacion shoqëror që shkoni mbrapa, dhe jeni i vetmi formacion shoqëror, jeni këtu dhe ngrini një sërë akuzash, i kam dëgjuar edhe më përpara, që kryeministri nuk shkon dot në Amerikë, që Shqipëria nuk do të shkojë përpara. Nuk shikoni si progreson Shqipëria”, theksoi ai./kb
