Last Updated on 08/12/2025 by EL
A po bën Ervin Salianji një lojë me akord paraprak me Sali Berishën? Kjo qe pyetja e gazetares Mirela Milori për demokratin sonte në Euronews, duke iu referuar lëvizjes së tij të re me takime me bazën e PD-së.
“Unë nuk bëj lojëra. Po të bëja lojëra, nuk do të kisha vuajtur kostot që kam kaluar”, u përgjigj demokrati.
“Kur u dorëzuan mandatet, unë kam qenë ndër ata deputetë të paktë, dy apo tre, që mbajtëm qëndrim kundër. Të njëjtën gjë kam bërë edhe në rastin kur braktisëm zgjedhjet vendore 2019. Nuk është hera e parë që flas pavarësisht kostove. Këto takime e kanë vendosur Partinë Demokratike në një tjetër ritëm, apo jo? Besojmë se jemi dakord”, shtoi Salianji./mp
